Ky portal shërben për informim të publikut dhe për mbledhje të të dhënave përmes Pyetësorit.
Financimi dhe shtrirja e projektit (REGIP / Lot 5)
Qeveria e Kosovës ka marrë financim nga Banka Botërore për Projektin të Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore (REGIP). Agjencia Kadastrale e Kosovës në kuadrin e këtij financimi është duke e zhvilluar projektin e Rindërtimit të Kadastrit për 115 zona kadastrale ku janë përfshirë 32 Komuna të ndarë në 5 Lote.
Loti 5 përfshin Rindërtimin e Kadastrës në 24 Z.K. në komunat:
1. Gjilan (2 blloqe të qytetit Gjilan, Livoç i Epërm, Bresalc, Shillovë, Dobërçan)
2. Kamenicë (Hogosht, Karaçevë e Epërme, Karaçevë e Poshtme, Petroc, Moçar)
3. Ranillug (Kërmjan i Poshtëm, Domoroc)
4. Kllokot (Kllokot, Mogillë)
5. Parteshë (Pasjan, Budrikë e Poshtme)
6. Viti (Tërpezë, Radivojcë, Sadovinë e Çerkezëve)
7. Kaçanik (Stagovë, Vataj-Dubravë)
8. Han i Elezit (Rezhancë, Pustenik)
Hartë e komunave dhe zonave kadastrale (Lot 5)
Këtu do të vendoset harta (imazh).
Placeholder për hartë — do të zëvendësohet nga CMS (image) dhe opsionalisht PDF për shkarkim.
Aktorët
Rrjedha funksionale e komunikimit të aktorëve të projektit.

Skema: Pronarët (iniciues) → OE → QC → Nënkomisioni → Komisioni → AKK → Pronarët (përfitues).
Përfitimet e projektit
Menaxhimi i mirë i tokës është një nga shumë parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, zhvillim që ndikon në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve. Në këtë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, një faktor i rëndësishëm është Kadastri, i cili ka si rol të tij paraqitjen grafike të parcelave kadastrale dhe të drejtave të pronësisë mbi to.
Shpesh ndodh që situata aktuale në terren të mos pasqyrohet në kadastër për shkak të shumë arsyeve. Disa nga arsyet që pasqyrojnë dy realitete, përkatësisht situatën në terren dhe atë kadastrale, janë mirëmbajtja jo e rregullt e të dhënave kadastrale, mosparaqitja e kërkesave për ndryshim të kufijve të parcelave nga pronarët ose përdoruesit, transaksionet informale dhe vjedhja e dokumentacionit kadastral nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.
Përveç harmonizimit të të dhënave në terren me situatën kadastrale, Rindërtimi Kadastral synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin kolektiv për rëndësinë e regjistrimit të pronës në emër të pronarit aktual, të drejtën e grave për trashëgimi dhe regjistrimin e pronës në emër të të dy bashkëshortëve. Gjithashtu, përmes këtij procesi, të dhënat për pronën dhe pronarin/përdoruesin të plotësohen dhe korrigjohen.